Spektakel në ”Parc des Princes”, PSG fiton me përmbysje ndaj Manchester Cityt

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 22 Janar, 2025

Komente


Spektakel në ”Parc des Princes”, PSG fiton me përmbysje ndaj Manchester Cityt

Një ndeshje spektakolare është zhvilluar në ”Parc des Princes”.

PSG ka arritur të fitoj derbin ndaj Manchester Cityt, duke përmbysur rezultatin nga 0-2 në 4-2, shkruan IndeksOnline.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por në pjesën e dytë u shënuan plot gjashtë gola.

Manchester City krijoi epërsi të dyfishtë brenda tre minutave.

Jack Grealish shënoi golin e parë në minutën e 50-të, ndërsa pas tre minutave shënoi edhe Erling Haaland.

Por PSG nuk u dorëzua dhe arriti të riktheht shumë shpejtë, duke shënuar katër gola.

Ousmane Dembele ngushtoi rezultatin në minutën e 56-të, ndërsa pas katër minutave Bradley Barcola barazoi shifra.

PSG nuk u ndal me kaq dhe Joao Neves i dha epërsinë skuadrës frnaceze në minutën e 78-të.

Fitoren e parisieneve e vulosi Goncalo Ramos, në 90+4.

PSG me këtë fitore shkon në kuotën e 10 pikë duke u renditur në vendin e 22-të në tabelë dhe është afër kalimit në 1/16 e finales.

Ndërkohë kjo humbje Manchester Cityt mund ti kushtoj me eliminim nga Liga e Kampionëve, pasi ka vetëm 8 pikë dhe renditet e në vendin e 25-të.

Ndeshja e radhës ndaj Club Brugge do të jetë vendimtare për cityzens.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj